0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vizita në Stamboll si e ndryshoi anti turkin shqiptar

Më të lexuarat

Kur u njoha me një (tani) shok timin para katër-pesë vitesh, ishte anti-turk i betonuem. Jo për fajin e tij, se s’është që i kishte kushtue ndonji vëmendje t’veçant çështjes, por ashtu ia kishte shërbye mësuesi, e ky i fundit e kishte marrë nga librat fashiste të Frashër Demajt.

Para më pak se dy muaje, shoku i kishte ba nji vizitë një javëshe Stambollit. Dhe meqë Turqia është në shkallë të ngritur të alarmit për shkak të terrorizmit të brendshëm në njërën anë, si dhe përfshirjes në luftë në kufirin sirian në anën tjetër, ky shoku pohoi se kishte shtim të forcave të sigurisë në çdo cep, bile edhe në hyrje të qendrave tregëtare. Po kërkonin nga çdo individ që hynte, dokument identifikimi.

Çfarë e kishte mahnitur mikun tim, ishte përjetimi i tij që do t’ia prishte bindjen e tij të pafaktuar, atë që “turku na ka kajt nanën, na ka lanë mbrapa”. Tha: “kur kërkohej dokumenti identifikues, dhe polici vërente pasaportën e Kosovës, nuk e hapte fare për ta këqyre, por thoshte ‘buyrum kardas'”, dhe shtoi e tha “përnime u vërejtë që po t’konsideron si vëlla”.

Tani t’dashtun, nëse dikush këtë tregim që e shpalosa do ta merr si propagandë pro-turk, atëherë e përgëzoj ngaqë e tillë është. Dhe çfarëdo raportesh ndërshtetnore me Turqinë, nga cilido politikan i yni që është a mund t’vie n’krye të vendit, asnjëherë, bile as atëherë jo, s’do t’munden me e zhbë as me e këput lidhjen e pamohueshme vëllazërore shqiptaro-turke.

Bile as edhe sikur në çdo meshë, si ajo e djeshit, Don Lush Gjergji s’do t’pushonte së propaganduari të kundërtën e saj.

“Interesi i shqipëtarëve është që të mbajnë lidhjet ngushtë me portën e Lartë të Stambollit.” – Vaso Pasha, Vezir i Sulltanit ne Liban.

Marrë nga profili i Arian Xhezairit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit