17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Vitisë i shtohet edhe një hafiz i Kuranit!

Më të lexuarat

Nxënësi i Medresesë Bajram Ukshini e përfundoi nxënien përmendsh të Kuranit Fisnik.

Bajrami memorizimin e Kuranit e filloi tek Dr.Bali Sadiku më 17. 5. 2021 për ta kurorëzuar atë më 7. 8. 2023.

Hfz. Bajrami është nga fshati Devaj, komuna e Vitisë, i cili e ka përfunduar Medresenë “Alauddin”, paralelja e ndarë fizike në Gjilan në Qershor të këtij viti. Ai ishte prej nxënësve të dalluar, me sjellje shembullore dhe angazhim të pashoq në mësime.

Hafizi i ri Falënderon Dr Bali Sadikun,profesorët e Medresesë ,KBI-në VITI, me kryetarin Husamedin ef. Hoxhën, kryeimamin, sekretarin, dhe të gjithë ata pa përkrahjen e të cilëve nuk mund të arrihej ky sukses.

Lusim Allahun që hafizit të ri t’i japë suksese të mëtejme, në përsëritjen e Kuranit dhe të punuarit me të!

Urime për hfz. Bajramin, për KBI- Viti, për familjen dhe për bashkësinë ku ai jeton!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit