Befason ish-futbollisti turko-gjerman me famë…
Janë bërë virale pamjet ku shihet Mesut Ozil duke pastruar ambientin e brendshëm të një xhamie.
Sipas medias turke, ish-futbollisti me famë botërore që u shpall kampion bote me Gjermaninë në 2014-ën, është parë në një xhami në Uskudar të Stambollit, duke bërë atë që zakonisht bën një kujdestar i atyshëm.
Kujtojmë se pas lënies së futbollit, Ozil nuk ka patur angazhime të tjera në këtë sport.
Ai u morr çuditërisht me bodybuilding një kohë pasi la futbollin.