Aktori i njohur i kinematografisë amerikane, Vin Diesel ka dhënë një mesazh për muajin e Ramazanit.
Në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, shihet aktori bashkë me një mik të ngushtë të tij të cilin e quan vëlla.
Që të dy japin një mesazh të fuqishëm lidhur me këtë muaj, gjë që bëri të jetë video shumë e komentuar në rrjete sociale.
Në video, Diesel thotë “Jam krenar që vëllai im do të bëj ramazan dhe unë mund të influencohem nga ai”.
Ndërsa miku i tij thotë “Unë do të tentoj ta bëj vëllain tim të bëj ramazan bashkë me mua”.
Diesel foli për rëndësinë e këtij muaji duke thënë “Muaji i Ramazanit njeri, koncepti i tij është shumë i fuqishëm”.
Ai bashkë me mikun e tij u pajtuan se ky muaj u ndihmon njerëzve të ndryshojnë për të mirë.
Kohë më parë mediet e huaja kanë ngjallur dyshimet lidhur me përkatësinë fetare të tij, duke thënë që nuk është deklaruar se cilës fe i takon.
https://www.facebook.com/theaustralianmuslim/videos/1520796657991832/
https://www.facebook.com/theaustralianmuslim/videos/1520796657991832/