Ministria bullgare e Punëve të Brendshme, lëshoi një video të xhiruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Burgasit, ku besohet se shihet sulmuesi vetëvrasës, i cili mbrëmë e hodhi veten në erë në një autobus me turistë izraelitë.
Autobusi shpërtheu dje pasdite, ndërsa sipas informatave u vranë tetë, ndërsa u plagosën 34 persona. Besohet se sulmuesi vetëvrasës ka qenë në autobus atëherë kur e ka aktivizuar bombën.
Izraeli i dërgoi disa aeroplanë në Bullgari, me mjekë dhe zyrtarë të cilët do të ndihmojnë kthimin e sigurt të izraelitëve të mbijetuar në atdhe.