Javën e shkuar filloi prodhimi i modelit të ri të “Audi Q5” në fabrikën e “Volkswagen” në Meksikë.
Kjo fabrikë ka kapacitet prodhimi prej 150,000 veturash brenda një viti. Inxhinieria moderne, robotët dhe teknikët e specializuar janë karakteristikë e kësaj fabrike moderne, e cila prodhon këtë SUV.
Shumica e veturës, përfshirë saldimet, platforma “MLB Evo” dhe ngjyrosja janë procese të automatizuara të cilat kryhen nga robotët.
Teknikët kryejnë montimin e veturës, në veçanti në lidhjen e trupit me shasinë e makinës. Gjithashtu, detajet e vogla apo ndonjë korrigjim gabimi i bërë nga robotët përmirësohet nga teknikët.