PAMJE SHQETESUESE:
Autoritetet kanë arrestuar më në fund një person, i cili u kthye në ndoshta personin më të urryer në Europë pas publikimit të një videoje.
Ai shkelmoi një grua të pafajshme, e cila sipas disave ishte me shami,në metronë e Berlinit.
I dyshuari është një bullgar 27-vjeçar, i quajtur Svetoslav Stoykov.
Sulmi ndodhi në tetor në Berlin të Gjermanisë dhe video u përhap me shpejtësi.
Pas publikimit të videos, bullgari u arratis në Francë, ku kishte disa të afërm.
Por babai i tre fëmijëve vendosi të kthehej në Berlin dhe hipi në një autobus me të shoqen.
Për fat, shoferi i autobusit ishte bullgar dhe e njohu teksa ai po ankohej sepse një pasagjer po fliste me zë të lartë në telefon.
Shoferi thuri planin se si do e arrestonin kur autobusi të mbërrinte në Berlin.
Ai rrezikon deri në dhjetë vjet burg për plagosje me dashje.