I blejmë krejt të vegjël, por çamçakëzët prodhohen nga një “brum” gjigant, ndërsa në përbërje të tyre ka aromatizues, ngjyrues dhe ëmbëltues, përbërës këta që i përtypim çdo ditë.
Edhe pse në disa raste janë anti stres dhe mjaft të shijshëm, çamçakëzët nuk janë të shëndetshëm për organizmin e njeriut, kjo për shkak të elementeve sintetikë që ata kanë.
Por, si prodhohen ata? Kjo video e publikuar në YouTube tregon hap pas hapi mënyrën e prodhimit të tyre. Mbeten ndër produktet më të shitura në botë, por a do i blini më pasi t’i shihni këto pamje?