2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

VIDEO/ Myslimani shtiret si verbër dhe u kërkon anglezëve ta përqafojnë

Më të lexuarat

Një i ri mysliman u shtir si i verbër në një rruge popullore në Manchester dhe u kërkoi njerëzve ta përqafonin.

Ky gjest për t’i bindur anglezët se jo të gjithë myslimanët janë terroristë, erdhi vetëm disa ditë pas sulmit terrorist në koncertin e Ariana Grandes, që vrau 22 persona.

Baktash Noori qëndroi pranë një tabele që shkruante: Unë jam mysliman dhe ju besoj. Po ju a më besoni mjaftueshëm për të më përqafuar? ‘

Ai qëndroi me sy të mbuluar dhe me krahët hapur, në mes të rrugës qendrore të qytetit anglez.

I riu vendosi të filmojë ‘eksperimentin social’ dhe e postoi në kanalin e tij ‘Youtube’.

Njerëzit fillimisht ecnin të ndrojtur , por pastaj u ndalën për ta përqafuar

Videoja tregon emocionin e vërtetë në qytet pas sulmit terrorist, raporton “Daily Mail”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit