1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Video: Arrestohet 23-vjeçari që rrahu mjekun në Durrës

Më të lexuarat

Jurgen Hoxha është arrestuar sot (18 shtator) nga policia e Durrësit për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

23-vjeçari u vu në pranga pasi më datë 22 gusht të këtij viti goditi mjekun e Spitalit Rajonal në Durrës, shtetasin Anton Ndoj, 43-vjeç.

Hoxha ishte i shpallur në kërkim nga policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja – Hoxha u filmua nga kamerat e spitalit kur dhunoi mjekun. Sipas policise, “motivi i konfliktit lidhej me faktin qe mjeku u ka kerkuar shtetasit Adriatik Hoxha te blejë një kateter, pasi ky i fundit kishte të shtruar babain e tij në Urgjencë”. Sipas njoftimit të policisë së asaj dite ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal te shtetasit Adriatik Hoxha,49 vjeç,banues në Durrës me mjekun Anton Ndoj, 43 vjeç. Ndërsa më vone eshte bashkuar ne konflikt, edhe djali i Adriatik Hoxhës, Jurgen Hoxha 23 vjeç, i cili goditi mjekun. Pamjet tregojnë sesi i riu tërheq me forcë mjekun për krahu dhe e përplas pas muri. Është dashur ndërhyrja e disa personave që ndodheshin në spital për të ndaluar dhunën./Ora

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit