16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Fjalimi i djalit mysliman që shpiku orën, për të cilën u mendua se ishte bombë (VIDEO)

Më të lexuarat

Djaloshi mysliman 14 vjeçar, Ahmed Mohamed ka mbajtur një fjalim rreth asaj se si është arrestuar vetëm se shpiku një orë për të cilën u mendua se ishte bombë.

“Besoj që të gjthë e din se unë jam personi që shpiku një orë, për të cilën u futa në shumë telashe. E ndërtova orën për të impresionuar mësuesen time, por kur ia tregova asaj, ajo mendoi se ishte një kërcënim për të. U shqetësova shumë që ajo mori një përshtypje të gabuar rreth kësaj, ndërsa për shkak të kësaj u arrestova më vonë gjatë ditës”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ai shpjegon më tej se kurrë nuk ka menduar se do të shkojë kaq larg, por thekson se meqë ka shkuar kaq larg, do të bëjë më të mirën time të mundshme jo vetëm për të ndihmuar vetën por për të ndihmuar edhe fëmijët tjerë të cilët kanë probleme të tilla.

Në përfundim të fjalimi të tij ai kërkon që “Mos të lejoni që njerëzit të ju ndryshojnë atë që ju jeni”.

Ahmed u bë një yll në media, dhe fitoi mbështetje në rrjetet sociale. Ai më pas u ftua nga Presidenti amerikan Barak Obama për në Shtëpinë e Bardhë.

Përgëzimeve ndaj djaloshit i është shtuar edhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si dhe Bobak Ferdosëi, një inxhinier sistemi në NASA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit