-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Vetvritet prifti 60 vjeçar, akuzohej për abuzim seksual ndaj të paktën pesë fëmijëve

Më të lexuarat

Veprim dëshpërues në Argjentinë ai i priftit 60 vjeçar Eduardo Lorenzo i cili kreu vetëvrasje pasi mori një urdhër arrestimi nga Departamenti i Drejtësisë i akuzuar për abuzim seksual ndaj të paktën pesë fëmijëve.

Rastet datojnë 11 vjet më parë kur një famullitar, i cili nuk ishte viktimë e priftit, denoncoi Don Eduardon për ngacmimin e një djali që frekuentonte kishën.

Lajmi fillimisht u dha në Twitter nga e përditshmja, gazeta “Todo Noticias”.

Prifti i famullisë qëlloi veten në zemër me një pistoletë të kalibrit 32 ndërsa ishte në selinë e Caritasit në La Plata, një qytet 60 km larg Buenos Aires.

Rasti ndodhi pas vendimit historik të ditës së djeshme të Papa Franceskut, i cili vendosi heqjen e sekretit pontifik për rastet e abuzimit të fëmijëve.

Masa do të lejojë që Kisha Katolike t’u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës. Edhe pse disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, praktika të tilla duhen të dënohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit