18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Turqi, xhamia 609 vjeçare ‘Er Rizk’ spostohet… me makinë (FOTO)

Më të lexuarat

Turqia zgjodhi të zhvendosë një pjesë të një xhamie historike nga qyteti antik Hasankeyf i cili së shpejti do të jetë nën ujë pas një projekti të diskutueshëm të digës të hidrocentralit Ilisu.

Xhamia Er Rizk është struktura e fundit që është shpërngulur nga qyteti i vjetër 12,000 vjeç përpara se të zhytet plotësisht nga ujërat e përmbytjes.

Në përpjekje për të tërhequr turistë, tetë struktura historike nga qyteti antik janë transferuar në Yeni Hasankeyf, duke përfshirë xhaminë, një varr masiv dhe një banjë të lashtë turke.

Para transportimit, minarja e xhamisë u çmontua dhe do t’i bashkohet xhamisë pasi të restaurohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit