Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një letre dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi, e ka propozuar kryetarin e saj Albin Kurti për mandatar të Qeverisë.
Nominimi i Kurtit vije, pavarësisht se negociatat ndërmjet VV-së dhe LDK-së për koalicion kanë ngecur.
Të dy palët, aktualisht janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, ndërkohë që takime të reja ndërmjet tyre nuk janë paralajmëruar, raporton KTV.
Poshtë gjeni letrën e Vetëvendosjes drejtuar presidentit:
Në mbështetje të Vendimit Nr.1845-2019, i datës 27 nëntor 2019, për Certifikimin e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 06 tetor 2019, në të cilin përcaktohet se Lëvizja Vetëvendosje!, ka fituar numrin më të madh të vendeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe duke u mbështetur në nenin 84 pika 14, nenin 95 paragrafi1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me pikën 68, të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Nr. K0 103/ 2014, të datës 1 korrik 2014, Lëvizja Vetëvendosje!:
Propozon
Z. Albin Kurti – Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës