1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vendimi i Gjykatës Evropian ndalon të fyhet profeti Muhamed

Më të lexuarat

Shkruan: Arianit Koci

Edhe liria e shprehjes e ka një tavan, të cilin nuk bën ta kalosh, sidomos kur një liri e tillë fyen ndjenjat e një komuniteti të caktuar. Në këtë kuadër mund të shihet edhe vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky institucion ka vendosur se nuk është liri e shprehjes nëse profetit Muhamed cilësohet si pedofil.

Shpeshherë në shoqërinë tonë është diskutuar për çështje fetare, dhe këto diskutime e kanë devijuar esencën. Ky devijim ka konsistuar në degradim të parimeve universale.
Për më tepër, shpesh, kuti nuk ishte i barabartë për të gjithë. Parimet e një shoqërie demokratike qëndrojnë mbi tolerancën si fenomen humaniteti. Toleranca, jo si durim i të ndryshmes tek tjetri, por si vullnet për të pranuar të ndryshmen në shoqëri.

Kur vite më parë kritikohej dikush i cili ofendonte figurat religjioze, si p.sh. Profetin Muhamed, individë dhe grupe të caktuara thirreshin në lirinë e shprehjes, liri e cila pa dyshim është themeli i demokracisë dhe parakusht i gëzimit të shumë të drejtave të tjera. Por, nuk ka e drejtë dhe liri themelore e cila është keqinterpretuar më shumë.

Tani gjykimet ndërkombëtare, sikur rasti i E.S. kundër Austrisë, ku Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konsideruar se ofendimet, sikur akuza ndaj Profetit Muhamed mbi pedofilinë, nuk mund të konsiderohen se janë opinione në kuadër të lirisë së shprehjes.

Standardet e tilla po e unifikojnë një qëndrim që konsiston në sintagmen: Paqja dhe toleranca kolektive është përtej çdo lirie individuale. Vetëm nën këtë parim shoqëria jonë do të jetë e demokratizuar.

Asnjëherë nuk do të jemi progresivë deri sa nuk jemi diversivë. E për të qenë diversivë duhet ta respektojmë të ndryshmen rreth vetes sonë, sado që nuk pajtohemi me te.

Konstatimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e sqaron edhe njërin prej koncepteve më të diskutueshme të lirisë së shprehjes ku thuhet se liri e shprehjes është t’i thuash dikujt atë që ai nuk dëshiron ta dëgjojë.

Në parim, kjo ide ishte e mirë, por, Gjykata ka marrë për bazë edhe konceptin tjetër mbi lirinë e shprehjes. Ajo që përdoret si klishe, se liria jote përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit.

Në rastin, konkret, liria e atij që e quan pedofil një profet mund ta cenojë lirinë e atij që profetin e konsideron të shenjtë. Pra, në rastin konkret, i ka dhënë edhe më shumë të drejtë ligjeve ndërkombëtare që ndalojnë lartësimin e figurave të vërtetuara si vrasës e diktatorë. Si në rastin e Hitlerit ku ndalohet me Ligj lartësimi i tij sepse cenon të drejtat e grupeve e popujve ndaj të cilëve është ushtruar gjenocid.

P. S.: “Qëndrimi im i kamotshëm vërtetohet me vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit