12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vdes arkitekti hebre që dizejnoi xhaminë e re të Kembrixhit dhe Syrin e Londrës

Më të lexuarat

Arkitekti hebre i cili dizejnoi xhaminë masive të re në Kembrixh prej 17 milionë funta si dhe Syrin e Londrës, 64-vjeçari David Marks, ka vdekur nga sëmundja e kancerit javën e kaluar me 6 tetor.

Ai, bashkë me Julia Barfield, të cilët formuan Marks Barfield Architects, ishin shpikësit dhe projektuesit e Syrit të Londrës dhe janë arkitektët e xhamisë së re mahnitëse e cila do të hapet në Kembrixh vitin e ardhshëm.

Projekti gjigand po shkon shumë mirë gjatë ndërtimit, në rrugën Mill, me dy struktura të mëdha që tashmë po i japin një pamje madhështore.

Marks ishte i pasionuar për potencialin e arkitekturës për të përmirësuar jetën e njerëzve. Ai gjithashtu projektoi kullën e vëzhgimit të British Airways i360 në bregdet në Brighton, dhe Treetop Walkway në Kew Gardens në perëndim të Londrës.

Xhamia, dizajni i të cilës u zhvillua në bazë të konceptit të një oazi të qetë me rreth 20 pemë të reja selvie duke krijuar një vijë të gjelbër të depërtueshme rreth ndërtesës, pritet të përfundojë në nëntor 2018.

I lindur në Stokholm, Marks u rrit në Gjenevë para se të shkonte në Londër.

Ai mori një MBE në vitin 2000 pas përfundimit të Syrit të Londrës dhe gjithashtu u nderua me një lavdërim të veçantë për arritje të jashtëzakonshme në dizajn nga Prince Philip Designers Prize.

 Marks Barfield Architects gjithashtu ka projektuar Shkollën Fillore në Universitetin e Kembrixhit në Eddington, si dhe muze, galeri arti dhe strehim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit