1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vdekja pas një pendimi – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Esselamu alejkum vëllezër në fe.
Ky është një tregim që më ka ndodhur mua personalisht. Para tre javëve më erdhi një email, të cilin ma kishte dërguar një vajzë, e cila jetonte në Australi. Mes tjerave në email qëndronte edhe kjo: “Jam një vajzë libaneze, nga një babë musliman dhe një nënë e krishterë. Kam jetuar në Liban dhjetë vjetët e para, e pastaj kemi migruar me babain dhe nënën time në Australi që të ndërpritet lidhja ime tërësisht me lindjen e mesme që nga kjo datë. Tani kam 22 vjet. Me udhëtimin tim atje kam ndërprerë të gjitha kontaktet me fenë time. Tërë atë që di mbi fenë është vetëdija se unë jam muslimane, nuk e di formën e mus’hafit, nuk e di as fatihanë, nuk di si të falem, kurse feja nuk paraqet asgjë në jetën time. Pastaj u nda babai nga nëna ime dhe secili prej tyre u martua me tjetërkënd, gjersa unë hyra në universitet. Që të dytë e lanë Australinë dhe më lanë mua të vetmuar, pa familje dhe pa vëllezër. Nuk di asgjë për gjyshërit e mi që jetojnë në Liban. Kam jetuar e vetmuar. Më është imponuar që të punoj për të shpenzuar për vetevten. Në mëngjes studioja në universitet, kurse në mbrëmje punoja në Bar. Kisha edhe dashnor (boy friend), në kuptimin perendimor të fjalisë. Nuk kam lërë gjë të ndaluar pa e bërë, pa turp dhe pa dhimbje. Jam bërë tërësisht perëndimore. Gjuhen arabe e di dobët.
Pasiqë isha shumë e bukur, mora pjesë në mis të bukurisë të Zelandës së Re dhe fitova vendin e parë në qytetin ku u mbajt kjo garë. Tani përgatitem të hyjë në gara për mis të Zelandës së Re. U bëra fotodomel e gazetave amorale. Ndërkohë vizitoja një familje libaneze që jetonin në Australi. Te ata pashë një seri të programeve të Ramazanit, ku fliteshte për nderin, e atje e pashë këtë adresë. U befasova. Ky program më flet mua. Andaj ju drejtova juve që t’ju pyes: a ka mundësi që të më pranojë All-llahu dhe a ka mundësi të kthehem te Zoti?”.
Më erdhi kjo letër dhe thashë: subhanallllah, shpirti njerëzor sado që gjindet në fund të fundit, vazhdimisht mallëngjehet për Zotin dhe ashtu sikurse uritet barku për ushqim, ashtu shpirti i uritet për Zot.
Ia dërgova përgjigjen ku i thash se natyrisht që All-llahu ta pranon pendimin tënd dhe e udhëzova në disa kushte të pendimit.
Mua lajmërua pas dy ditëve duke më thënë:
“Jam penduar, kam lënë dashnorin tim dhe nuk do ta shoh më pas sodit”.
Pastaj mu lajmërua pas dy ditëve e më tha: “Dëshiroj të mësoj të falem”.
Pas dy ditëve mu lajëmrua duke thënë: “dëshiroj të kem audio kaseta me lexime të Kur’anit”.
I dërgova me DHL kaseta me lexim të Kur’anit, prej lexuesve të ndryshëm, siç është Axhemiu, Meshari Rashid, nga lexuest e Medines dhe të gjitha kasetat e mia.
Heshti një javë. Pastaj sërish mu lajmërua duke thënë:
“Kam dhënë dorëhejqje nga mis i bukurisë së qytetit”.
E pas katër ditëve më befasoi duke më thënë:“Jam mbuluar”.
Mirëpo tregimi nuk përfundon këtu. Pasiqë u mbulua, pas dy ditëve, lajmërohet dhe më tregon se ndien dhimbje të mëdha. Shkoi tek një mjek dhe më tregoi se mjeku i ka treguar se ka kancer në tru dhe se ditët e jetës i ka të numëruara.
Kjo vajzë do të hyn në operacion në Australi të premten e ardhshme për të bërë një ndërhyrje emergjente në tru, kurse mundësia e suksesit është 20 %, siç kanë thënë mjekët e atjeshëm.
Këtë e kanë thënë mjekët, kurse ajo më dërgoi një letër ku thoshte atë që s’kanë mundur ta thonë as dijetarët e dalluar në adhurim:
“Unë jam shumë e gëzuar me takimin me Zotin. Jam e gëzuar që jam penduar para se ta dija se jam esëmurë. Nuk e di se a do ta dij babi dhe nëna ime këtë që më ka ndodhur. Ata shumë rrallë më lajmërohen, mirëpo unë jam penduar që tre javë, kurse 20 vjet kam bërë mëkate karshi Zotit. All-llahun e lus që të më bëjë nga banorët e xhennetit, e nëse jetoj të jem në shërbim të islamit në këtë faqe tuajën. Kjo faqe ishte dritareja ime drejt Islamit”.
Komenti im: lutjuni All-llahut së bashku me mua që të më shëron. Flasim ditën e xhuma, inshaAll-llah.
I lartësuar qoftë All-llahu, i Cili i udhëzon robërit e Tij, ua pranon pendimin dhe i mëshiron me mëshirën e gjërë.
Rënkimi i mëkatarëve është më i dashur te ne se sa lavdërimi i mburravecave.
Kurse sot shkroi këtë:
In-na lilah ve inna ilejhi raxhiun. Të All-lla- hut jemi dhe te Ai do të kthehemi. All-llahu ynë na shpërble në këtë fatkeqësi tonën dhe na e kompenzo me diç ma të mirë. Sara 22 vjeçare vdiç dhe u varros sot te varezat e muslimanëve në Zelendë të Re. Ia falën namazin e xhenazës pas namazit të xhumasë, kurse mua më dërgoi një letër të shkurtër para operacionit, ku mes tjerash thoshte:
“Kam jetuar 22 vjet larg Zotit, mirëpo jam penduar që tre javë. Kam dëshmitar All-llahun se jam penduar dhe jam larguar nga dashnori im, nga puna në bar dhe kam lënë mis bukurinë, jam mbuluar dhe falem rregullisht. Zotin e kam dëshmitar se tërë këtë e bëj vetëm për hirë të Zotit tim. Unë nuk njoh musliman përveç teje dhe përveç këtij forumi. Ju lutem, lutuni për mua që të më mëshiroj Zoti, të m’i falë mëkatet. Lutuni të udhëzojë Zoti nënën time, sepse ajo nuk di asgjë për mua”. Sara.
Ju lutem bëni çdo gjë që keni mundësi, haxhxh, sadaka dhe lutje për Sarën. A e shihni mëshirën e Zotit ndaj robërve të vet. Zoti ka caktuar të vdes në këtë kohë, mirëpo shikoni mëshirën e Zotit, i Cili ia mundësoi pendimin dhe ikjen nga mëkatet e tre javë para se të vdes.
“Në të gjitha këto ka përkujtim, për atë që ka mendje të shëndoshë, që i ka vënë ve- shin me vëmendje, dhe është i pranishëm”. (Kaff: 37).

Përkthim nga hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit