20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Imam Shfiu si model i kërkuesit të diturisë

Më të lexuarat

Imam Shafiu dhe kërkimi i diturisë!

Është pyetur imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- : Na përshkruaj dëshirën tënde për zotërimin e diturisë?
Ai ishte përgjigjur: ” Kur e ndëgjoj një fjalë të diturisë që nuk e kam ndëgjuar më parë, në atë moment secila gjymtyrë e trupit tim dëshiron të kishte pasur aftësinë e të dëgjuarit, ta përjeton këaqësinë kur dëgjoj dituri të re. “

Pastaj e pyetën: Na përshkruaj krenarinë tënde për të zotëruar dituri.
Ai u përgjigj: ” Ajo është e ngjajshme me kërshërinê e një njeriu koprrac i cili punon për të arritur kënaqësinë e mbledhjes së pasurisë.”

Pastaj e pyetën:
Si e kërkon diturinë?
Imam Shafiu tha: ” Diturinê e kërkojë sikurse kërkon fëmijë një grua e dobët pas fëmijës saj të vetëm.”

Dhe në fund: Rebiu ka thënë: ” “E kam ndëgjuar Imam Shafiun duke thënë gjatë një sëmundjeje të tij se do të kishte pasur dëshirë që njerëzit të përfitonin nga të gjitha librat e tij duke mos qenë në njohuri fare se ato i ka shënuar Imam Shafiu.”

Përshtati: Suad Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit