-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

VAZHDON SHPËRBËRJA E USHTRISË SIRIANE

Më të lexuarat

Vazhdon shpërbërja e ushtrisë siriane.

Në mesin e grupit të fundit të 160 sirianëve që kanë hyrë në Turqi gjenden 2 gjeneral dhe 2 kolonel.

Edhe maunat turke të djegura gjatë përleshjeve në kalimin kufitar sirianë Bab el Hava u sollën në Turqi.

Numri i sirianëve që largohen nga dhuna në vendin e tyre e që strehohen në Turqi vjen duke u shtuar çdo ditë e më shumë.

Së fundmi në Rejhanllë të Hatajit ka ardhur në grup prej 160 personave në mesin e të cilëve ishin edhe 2 gjeneral dhe 2 kolonel.

Grupi i përbërë prej 43 ushtarakëve dhe familjarëve të tyre u dërguan në qytetin e çadrave Apajdën.

Ndërsa 117 sirianë të tjerë u dërguan në qytetin e çadrave Xhejlanpënarë të Shanllëurfas.

Numri i përgjithshëm i mysafirëve sirian të strehuar në Turqi arriti në 44 mijë.

Në anën tjetër 10 nga 12 maunat e djegura gjatë përleshjeve në kalimi kufitar Bab el Hava që kaloi në duart e opozitarëve, u sollën në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit