A jeni gati për një vakt mëngjesi të ushqyeshëm dhe që nuk do të bëjë që t’ju hahet sërish brenda disa orëve? Po flasim për tërshërën me kungull të njomë. Me shumë pak kalori, por që do t’ju mbajë pa problem derisa të vijë dreka.
Sigurisht që të ndiheni të ngopur nuk është vetia e vetme e këtij mëngjesi. Kungujt kanë vitamina C dhe fibra, duke bërë që të merrni pikërisht ato që ju duhen gjatë ditës.
Duke shtuar edhe thjeshtësinë në përgatitje, këtë mëngjes mund ta konsumoni edhe çdo ditë nëse doni. Mjaftojnë 5 minuta për tërshërën me kungull.
Përgatitja:
- Grini kungujt e njomë me rende. (Për këtë proces pune duhet më pak se një minutë, kështu që mos i grini në mbrëmje për t’i pasur gati në mëngjes. Nëse e bëni këtë, kungujt do të squllen).
- Shtojini kungujt e grirë te tërshëra e pagatuar. Mjafton gjysmë gote, por mund të shtoni edhe më shumë nëse doni.
- Gatuajeni tërshërën si zakonisht dhe shtojini sipër ato që preferoni.
Mirë është që mjaltin apo copat e çokollatës t’i shtoni me moderim, pasi duhet të mbani mend që po hani tërshërë dhe jo ëmbëlsirë.