11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ferma e cila kultivon perime vetëm me ujë deti dhe diell

Më të lexuarat

Vetëm nëpërmjet dritës së diellit dhe ujit të detit domatet lulëzojnë në shkretëtirën australiane. “Sundrop Farms” nuk përdor tokën, por kultivon kultura bujqësore në një sere, duke përdorur metodën e rritjes nga ushqyesit që gjenden në ujë.
Kjo fermë prej 20 ha u hap zyrtarisht në 6 tetor afër Port Augusta. Ata arrijnë të prodhojnë 17 mijë tonë perime, vetëm me këtë metodë, duke siguruar prodhim të mjaftueshëm që do të hidhet për shitje në marketet australiane. Sistemi i kësaj ferme ka kushtuar 200 milionë dollarë. Drejtor i Përgjithshëm i “Sundrop Farms”, Filip Saumweber, shprehet se, çmimi do të paguhet me kalimin e kohës, për shkak se ferma nuk do të ketë nevojë për të blerë lëndë fosile djegëse. Ferma e merr ujin nga gjiri ‘Spencer’ dhe përdor energjinë e rinovueshme për të hequr kripën e tij.
Janë 23 mijë pasqyra që përdoren për të gjeneruar energji diellore. Ky sistem mund të prodhojë 39 MW energji të pastër, e mjaftueshme për të gjeneruar energji në serë. Veç domateve, “Sundrop Farms” synon të kultivojë edhe perime të tjera, si specat. Sipas “Sundrop Farms”, është arritur të shmanget varësia e bujqësisë nga burimet e kufizuara. Një tjetër fermë është hapur në Tenesi, ndërsa ferma e parë evropiane e këtij lloji ndodhet në Portugali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit