-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vajza që u largua nga shkolla për shkak të mbulesës, rikthehet në banka e mbuluar pas intervenimit të LHSH

Më të lexuarat

Pas një përpjekje të stafit të LHSH-së për të sqaruar keqkuptimin e ndodhur me një vajzë muslimane të mbuluar me stafin drejtues të një shkolle 9-vjeçare në kryeqytet u arrit me mirëkuptim që vajza të rifillojë mësimin pa humbur kohë. Nxënësja A. S. Z. pasi nuk është lënë për të hyrë në mësim ka njoftuar prindët, ku nëna e vet ka shkuar te shkolla dhe i ka kërkuar sqarime drejtoreshës së shkollës, e cila nuk i ka dhënë asnjë lloj sqarimi me justifikimin se ka një mbledhje. Më pas nëna dhe vajza A.S.Z. u paraqit në zyrat e LHSH-së dhe pasi u dëgjua u fillua menjëherë nga përpjekjet për rikthimin e saj në bankat e shkollës. Qysh në momentet e para pas këshillimit me juristë të çështjeve civile u ndoq linja e negocimit të problemit. Sot (29/4/2021) pas një takimi të shkurtër ky problem u zgjidh me mirëkuptim dhe vajza do t’i rikthehet frekuentimit të rregullt të orarit mësimor. Falënderojmë stafin e lartë drejtues të shkollës 9-vjeçare, që kishte reflektuar pozitivisht ndaj anës ligjore të këtij problemi.

Ky është një rast i mirë për të gjithë shoqërinë tonë për të reaguar ndaj stigmatizimit të përgjithshëm të shoqërisë shqiptare për mbulesën muslimane. Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë do të jetë gjithnjë në krah të kauzave islame për të sensibilizuar dhe mbrojtur të gjithë të drejtat e muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit