-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Më të lexuarat

Palestinezi u vra pranë një postblloku izraelit në qytetin El-Halil

Ushtria izraelite sot qëlloi për vdekje një të ri palestinez në qytetin El-Haliil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e identifikoi palestinezin e qëlluar si Nassim Nayef Salman Abu Fouda, 26 vjeç, i cili u vra nga “një plumb në kokë i shkrepur nga ushtarët okupatorë në El-Halil të hënën në mëngjes”.

Nga ana e saj, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa tha se ai u qëllua teksa po ngiste makinën e tij përpara një postblloku ushtarak.

“Forcat pushtuese, të vendosura në postbllokun ushtarak 160, në jug të Xhamisë Ibrahimi në qendër të El-Halilit, qëlluan me plumba të vërtetë në automjetin e të riut Abu Fouda”, njoftoi agjencia e lajmeve, duke konfirmuar se ai u qëllua në kokë.

“Ai u dërgua në spitalin Al-Ahly në qytet, kurse mjekët më vonë konfirmuan vdekjen e tij”, tha Wafa.

Sipas Marrëveshjes së El-Halilit ndërmjet Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Izraelit, qendra e qytetit, përfshirë Xhaminë Ibrahimi, i nënshtrohet kontrollit të plotë izraelit.

Marrëveshja e nënshkruar në 1997 e ndau qytetin në dy zona, H1, nën kontrollin palestinez, dhe H2, nën kontrollin e Izraelit.

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë territoret palestineze ditët e fundit mes një vale sulmesh.

Të paktën shtatë kolonë izraelitë u vranë në një sulm me armë zjarri pranë një sinagoge në vendbanimin ilegal hebre Neve Yaakov në Kudsin Lindor të pushtuar të premten mbrëma.

Sulmi erdhi një ditë pasi nëntë palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një operacion ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit