-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ushtria izraelite këtë vit ka vrarë 25 fëmijë palestinezë

Më të lexuarat

Sipas një raporti të Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve Palestinezë, fëmijët palestinezë janë vrarë “qëllimisht” nga ushtarët izraelitë

 

KUDS (AA) – Njëzet e pesë fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e bllokuar të Gazës kanë rënë dëshmorë këtë vit si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë, tregoi një raport i Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve Palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit, fëmijët palestinezë janë vrarë “qëllimisht” nga ushtarët izraelitë, ndërsa prej tyre, 21 kanë pësuar në sulmet në Rripin e Gazës dhe katër në Bregun Perëndimor.

Njëzet e një nga fëmijët e martirizuar janë vrarë me plumba të vërtetë, kurse 11 kanë humbur jetën duke u qëlluar në kokë ose në qafë.

“Ushtria izraelite vazhdon të përdorë forcë vdekjeprurëse dhe plumba të vërtetë kundër fëmijëve palestinezë, të cilët nuk përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejt për ta”, thuhet në raport.

Ushtarët izraelitë së fundmi qëlluan në kokë për vdekje 12-vjeçarin Jasir Ebu Nexha të premten e kaluar në “Marshin e Kthimit të Madh”, demonstratë paqësore që organizohet nga 30 marsi në Rripin e Gazës.

Të paktën 135 palestinezë kanë rënë dëshmorë si pasojë e sulmeve izraelite në demonstratat paqësore në Rripin e Gazës, përfshirë dy gazetarë dhe dy punonjës shëndetësorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit