16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Gjykata izraelite shtyn verdiktin për lirimin e Raed Salah

Më të lexuarat

Gjykata ka shtyrë vendimin për lirimin me kusht të Raed Salah deri të enjten

 

HAIFA (AA) – Një gjykatë izraelite ka shtyrë vendimin mbi lirimin me kusht të ikonës së burgosur të rezistencës palestineze Raed Salah deri të enjten, njoftoi avokati i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi u mor gjatë një seance të mbajtur të dielën në qytetin verior Haifa në të cilën u diskutua kërkesa e avokatit të Salahut Khaled Zbarqa për lirimin e tij në arrest shtëpiak.

Zbarqa tha se seanca u mbajt pas përfundimit të të gjitha procedurave të inspektimit të shtëpisë ku Salah do të vendoset në rast të lirimit të tij në Kafr Kanna në veri të Izraelit.

Në mars, gjykata themelore paraprakisht aprovoi lirimin e kushtëzuar të Salahut, por vendimi u kundërshtua nga prokuroria izraelite.

Kushtet e lirimit përfshinin ndalimin për të hyrë në vendlindjen e tij Umm al-Fahm në Izraelin e veriut dhe kufizime të tjera në lëvizjen e tij.

Verën e kaluar, policia izraelite arrestoi Salahun, udhëheqësin e Lëvizjes Islame në Izrael, në Umm al-Fahm, ndërsa më pas e dënoi atë me burgim të izoluar për “nxitje të dhunës”.

Në shkurt, një gjykatë në qytetin jugor Beersheba ndëshkoi ikonën e shquar të rezistencës me gjashtë muaj të tjera në izolim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit