5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ushtria e Lirë Siriane merr kontrollin mbi fshatin Keklice

Më të lexuarat

Pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë marrë kontrollin nga DAESH-i mbi fshatin Keklice, i cili është rreth tre kilometra larg kufirit turk me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së nga burime ushtarake, Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) sipas planit vazhdojnë me operacionin e gjerë ushtarak me emrin e koduar “Mburoja e Eufratit” të cilin sot në mëngjes e filluan me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të DAESH-it në veri të Sirisë.

Vazhduan sulmet me obusët “Stuhia” dhe avionë luftarakë. Ushtria opozitare e Lirë Siriane ka marrë kontrollin e fshatit Keklice, që ndodhet pesë kilometra në perëndim të qendrës së rajonit verior sirian Jarabulus, në provincën Halep.

Kontrollin mbi fshatin e kanë marrë në shoqërim të njësive të blinduara. Ushtria e Lirë Siriane hyri në qendër të vendit Keklice, teksa njëkohësisht formoi edhe unazë të sigurisë rreth fshatit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit