-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ushqimi që përgatitet për festat jo-islame?

Më të lexuarat

[Ndërsa për sa i takon dhuratës që na vjen prej tyre (jo-muslimanëve), ne kemi përmendur më parë nga Aliu – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – se atij i sollën dhuratë ditën e Nevruzit dhe ai e pranoi atë.

Një grua e pyeti Aishen – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – duke i thënë: Ne kemi të afërm (nga gjidhënia) prej mexhusëve, dhe ata na dhurojnë neve kur kanë festat e tyre. – Tha: “Çfarë është therur për atë ditë mos e hani, por hani prej pemëve (frutave) të tyre”

Nga Ebu Berzete përcillet se ai kishte disa fqinjë nga mexhusët (zjarrputistët), dhe ata i dhuronin atij ditën e Nevruzit (festë e adhuruesve të zjarrit që sot e festojnë iranianët dhe pjella e tyre bektashitë) dhe ditën e festës (karnevaleve) të tyre. Me atë rast ai u thoshte familjarëve të tij: “Çfarë janë fruta hajini, ndërsa çfarë janë të tjera refuzojini”

Të gjitha këto tregojnë se festa nuk ndikon tek ndalimi i pranimit të dhuratës së tyre, përkundrazi gjykimi fetar për të – në festë dhe jashtë saj – është i njëjtë (e lejuar), sepse në këtë gjë nuk ka ndihmesë për ta në simbolet e kufrit të tyre…

Por lejohet të hahet prej ushqimit të ithtarëve të Librit që e kanë bërë në festën e tyre, qoftë duke e blerë atë ushqim, apo qoftë ai i dhuruar, apo i përfituar në ndonjë formë tjetër, për sa kohë që nuk është mish i therur për festën…]

“Iktidaus siratil mustekim li mukhalefeti as’habil xhehim” vëll.2/ fq. 51-52.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit