2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Urimi dhe kremtimi i krishtlindjeve – Kuptime që na duhen çdo herë nga Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

  1. Nuk lejohet urimi i të krishterit për shpifjen e lindjes së “birit të Zotit” edhe nëse (i krishteri) të uron për festën islame (bajramin) ngase normat e Allahut nuk janë shkëmbim i ndërsjellë. Nuk të lejohet të madhërosh idhullin për faktin se idhujtari ka hyrë bashkë me ty në xhami.
  2. Nuk është vërtetuar saktësisht dita e lindjes së Isait. Mospajtimi vazhdon të ekzistojë tek ortodoksët dhe katolikët deri më sot, ata nuk e ruajtën librin e tyre, e si mund ta ruajnë ditëlindjen e të zotit të librit?!
  3. Etërit kishtarë dhe historianët e tyre pothuajse janë unanim se lindja e Isait zyrtarisht u caktua vonë në shekullin e tretë pas lindjes së tij dhe se caktimi ishte simbolik dhe i paargumentuar për një ditë të caktuar.
  4. Në lindjen e Isait të krishterët përkujtojnë se ai është i biri i Zotit: “Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar.” (Merjem, 88-90)
  5. Të krishterët i shenjtërojnë murgjit e tyre nga gratë dhe fëmijët kurse këto ia atribuojnë Allahut! I lartësuar qoftë Allahu nga ajo që ia përshkruajnë dhe mveshin Atij!
  6. Martesa me ithtare të librit nuk nënkupton domosdoshmërinë e urimit për festën e saj. Të lejohet martesa me vajzën e vrasësit të babait tënd dhe nuk pajtohesh me gëzimin e saj për vrasje, gjithashtu as gëzimin e (ithtares së librit) me lindjen e “birit të Zotit.”
  7. Nuk lejohet urimi i të krishterëve për krishtlindje me konsensusin e katër medhhebeve dhe nuk di ndonjë thënie kundërshtuese sa i përket kësaj çështjeje, me përjashtim të asaj që është transmetuar tani vonë dhe ato janë qëndrime që nuk merren në konsideratë.
  8. Ndalimi i urimit të krishterëve për festat e tyre si krishtlindjet, assesi nuk nënkupton të sillemi ashpër dhe vrazhdë me ta, por të përpiqemi të fitojmë simpatinë e zemrës së njeriut të rëndomtë me thirrje të butë për të medituar realitetin e këtij “zoti të lindur”, i lartësuar qoftë Allahu!
  9. Nuk i lejohet myslimanit të merr pjesë në festat fetare të idhujtarëve sipas konsensusit të dijetarëve: “ Edhe ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën (nuk rrinë aty ku flitet dhe punohet gënjeshtra)” Gënjeshtra këtu ka për qëllim festën e tyre. Prej gjeneratave të para këtë e kanë thënë: Ebu El Alijeh, Tavusi dhe Ibn Sirini.
  10. Sa i përket ndalimit të pjesëmarrjes në festat fetare të idhujtarëve njëzëshëm pajtohen dijetarët si Maliku, Ebu Hanife, Shafiu dhe Ahmedi. Këtë njëzëshmëri e përcjell Ibn Kajimi në librin e tij “Ahkam Ehli edh-Dhimmeh” dhe të tjerët.
  11. Sahabët nuk e lejojnë pjesëmarrjen në festat e idhujtarëve dhe urimin për festat e tyre fetare. Umer ibn Hatabi ka thënë: “Largohuni nga armiqtë e Allahut në festat e tyre.” E përcjell Bejhekiu me zinxhir transmetuesish të saktë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit