“Bëhuni të drejtë (ndaj miqve dhe armiqve), se drejtësia është më afër takvasë (dispozitave të islamit), dhe druhuni Allahut! Se, Allahu, është i dijshëm për çdo gjë që punoni ju.” (El Maide: 8).
” Nëse frikoheni se nuk bëni drejtësi ndaj bonjakëve, (në martesën me to), atëherë, martohuni me ato femra që ju pëlqejnë nga dy, nga tri apo nga katra; e nëse frikoheni se nuk do të jeni të drejtë (ndaj të gjithave njësoj), atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë, më së lehti do t’i ruheni padrejtësisë.” (En Nisa: 3).
” Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që të pranoni këshillat.” (En Nahl: 90).
Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush i posedon dy gra, dhe nuk mbanë drejtësi mes tyre, në Ditën e Kiametit ai do të vijë me një anë të trupi të rrëzuar.”
(Shënon: Hakimi: 2/186, dhe thotë se Hadithi është Sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit).
Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush i ka dy gra, dhe anon më shumë nga njëra, Ditën e Gjykimit do të vijë duke anuar me njërën anë të trupit.” (Shënon: Ebu Davudi: 2133).
Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ndante me drejtësi dhe thoshte: ” O Allahu im, kjo është ndarja ime që e bëjë (me gratë e mia) me aq sa kam mundësi, andaj Allahu im, mos më qorto për atë (zemrën) që Ti e ke në Dorë, e unë se kam.
(Shënon: Ebu Davudi: 2134, Tirmidhiu: 1140, Nesaiu: 3943 dhe Ibn Hibani në Sahihun e tij: 4192. Tirmidhiu thotë se Hadithi është Mursel (murseli hynë kategorinë e haditheve të dobëta shumicën e rasteve, përpos nëse vjen ndonjë rrugë tjetër e transmetimit dhe pastaj e forcon hadithin nga Mursel në hasen etj, kurse Shejh Albani thotë se hadithi është daif (i dobët).
Transmetohet nga Abdullah ibn Amr el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ka dyshim se ata që janë të drejtë, te Allahu do të paraqiten në shkallë të ndritshme në dorën e djathtë të Mëshirshmit, të dy duart e Tij janë të djathta. Ata të cilët mbajnë drejtësi ndaj atyre që i posedojnë nën sundimin e tyre, drejtësi në familjen e tyre si dhe me atë që kanë në përgjegjësi të tyre.”
(Shënon: Muslimi: 1827, Nesaiu: 5379 dhe Imam Ahmedi në musnedin e tij: 6449, 6459, 7858).
Autor: Muhamed Ahmed el Adevi
Nga arabishtja: Suad B. Shabani