“Zyrtarët e Hamasit dhe Fatahut do të takohen javën e ardhshme në Kajro për të vlerësuar zhvillimet e fundit me shpresën për të tejkaluar të gjitha pengesat e mbetura për pajtimin”
BEJRUT (AA) – Përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Ali Baraka, ka thënë se “në arsenalin palestinez uniteti kombëtar është arma më efektive me të cilën duhet t’i dal përballë okupimit prej dekadash të Izraelit”.
Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Baraka thekson se “Hamasi tani është në fazën e emancipimit kombëtar që e bën të domosdoshme arritjen e unitetit kombëtar, me qëllim të rifillimit të rezistencës palestineze ‘Intifada’ kundër pushtimit sionist”.
Në vazhdim, përfaqësuesi i Hamasit në Liban shpreh shpresën se pajtimi ndërpalestinez do të çonte në “unitet të madh kombëtar, në ngritjen e rrethimit në Rripin e Gazës, si dhe në pezullimin e masave të fundit të marra kundër Gazës nga presidenti (palestinez) Mahmoud Abbas”.
Hapat provuese
Ditëve të fundit janë parë dy fraksionet politike të Palestinës, grupi palestinez i rezistencës Hamas me bazë në Gaza dhe lëvizja palestineze Fatah me bazë në Bregun Perëndimor, të ndërmarrin hapa provuese drejt pajtimit pas dhjetë vite të rivalitetit intensiv.
Pasi Hamasi i dha fund një komisioni të ngarkuar me administrimin e Gazës, një masë për të cilën presidenti Abbas kishte kushtëzuar pajtimin, presidenti palestinez dhe kreu i lëvizjes Fatah këtë javë dërguan qeverinë e tij, për herë të parë, në Rripin e Gazës.
Të martën në një lëvizje të rëndësishme, kryeministri palestinez Rami Hamdallah mbajti takimin e parë të kabinetit të tij në enklavën e bllokuar, që nga hartimi i qeverisë palestineze të unitetit në vitin 2014.
E bazuar në Ramallah, e ashtuquajtura juridiksion i qeverisë së bashkuar, ka mbetur kryesisht e mbyllur në Bregun Perëndimor, ndërsa Hamasi ka vazhduar të qeverisë Gazën, pasi mori territorin nga Fatah në mesin e vitit 2017.
Të martën, gjithashtu në Gaza mbërriti shefi i inteligjencës egjiptiane Khaled Fawzi, i cili zhvilloi bisedime me zyrtarët e Hamasit dhe anëtarët e qeverisë së unitetit, pas takimit me presidentin Abbas në Ramallah, i cili u zhvillua një ditë më herët.
Megjithatë, pavarësisht shenjave të marrëdhënieve të ngrohta mes dy fraksioneve rivale, qeveria e Ramallahut ende nuk ka ndryshuar asnjë nga sanksionet që ka vendosur kohët e fundit në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi.
Në komentet e bëra pas takimit të së martës në kabinetin e tij, kryeministri palestinez tha se Fatah ishte ende në pritje të rezultateve të bisedimeve me Hamasin, të cilat janë planifikuar për të martën e ardhshme në Kajro.
Duke folur për AA, Ali Baraka shprehu shpresë se pajtimi i kërkuar do të shtrihet në Bregun Perëndimor të drejtuar nga Fatah dhe në Rripin e Gazës, duke shtuar: “Shpresojmë, pajtimi do të sjellë në një epokë të re të unitetit kombëtar të shënuar nga rindërtimi i institucioneve shtetërore, veçanërisht ato që lidhen me Organizatën Çlirimtare të Palestinës (Fatah)”.
“Sapo të jemi pajtuar, mund të ballafaqohemi me okupimin sionist, i cili vazhdon të përpiqet Jerusalemin ta bëj hebrej dhe të ndërtojë më shumë vendbanime në Bregun Perëndimor, ku faktet janë imponuar në vend me qëllim parandalimin e krijimit të një shteti të ardhshëm palestinez”, potencoi Baraka.
Në vazhdim, ai theksoi se “Hamasi ka kërkuar të lehtësojë vuajtjet e popullit të Gazës duke iu përgjigjur përpjekjeve egjiptiane dhe duke përmbushur kërkesën e presidentit Abbas për të shpërbërë komitetin administrativ në mënyrë që të lejojë qeverinë e unitetit të marrë përgjegjësinë për Rripin e Gazës”.
Bisedimet në Egjipt
Baraka konfirmoi se grupi kishte planifikuar të zhvillonte bisedime me lëvizjen Fatah javën e ardhshme në kryeqytetin egjiptian për të hapur rrugën për dorëzimin e parashikuar.
“Zyrtarët e Hamasit dhe Fatahut do të takohen javën e ardhshme në Kajro për të vlerësuar zhvillimet e fundit me shpresën për të tejkaluar të gjtiha pengesat e mbetura për pajtimin. Pas kësaj, ne planifikojmë të mbajmë një takim të gjerë ku marrin pjesë të gjitha fraksionet palestineze që nënshkruan marrëveshjen në vitin 2011 në Kajro”, deklaroi ai.
Më 4 maj të vitit 2011, Hamas dhe Fatah nënshkruan një marrëveshje pajtimi pas javësh bisedimesh, të mbajtura edhe nën kujdesin egjiptian.
Një vit më pas, pas bisedimeve të nivelit të lartë në Katar, të dyja palët ranë dakord të formojnë një qeveri të unitetit, që do të kryesohet nga presidenti Abbas, para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Baraka shprehu shpresë se bisedimet e ardhshme në Kajro do të çonin në një marrëveshje të re për një qeveri të qëndrueshme të unitetit dhe do të përcaktojë datat për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme palestineze.
Në çështjen kundërshtuese të arsenalit të armatosur të Hamasit, Baraka tha: “Fatah kupton se populli palestinez është i angazhuar në një luftë për çlirimin kombëtar dhe se armët e rezistencës nuk mund të braktisen për sa kohë që ne mbetemi nën pushtimin izraelit”.
Ai pohoi se arsenali i Hamasit “nuk është në plan për disktutim”. Ai gjithashtu tha se brenda kontekstit të çdo qeverie të re të unitetit, Hamasi do të kërkonte një rol në vendimmarrjen palestineze, si politike ashtu edhe ushtarake.
“Është e papranueshme që Hamasi sakrifikon martirët e saj dhe udhëheq rezistencën, ndërsa vendimet politike bëhet nga një individ ose fraksion i vetëm”, tha ai, duke iu referuar presidentit Abbas dhe lëvizjes së tij me ndikim Fatah.