10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Putin: Vizita e mbretit saudit do të jetë shtysë për marrëdhëniet

Më të lexuarat

MOSKË (AA) – Vizita e mbretit saudit në Moskë do të kontribuojë në zhvillimin e lidhjeve dypalëshe, tha Presidenti rus Vladimir Putin të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbreti Selman bin Abdulaziz al-Saud mbërriti në kryeqytetin rus Moskë të mërkurën me një delegacion masiv të biznesmenëve sauditë.

“Kjo është vizita e parë e mbretit të Arabisë Saudite në Rusi në historinë e marrëdhënieve tona dhe kjo në vetvete është një ngjarje historike”, ka thënë Putin, sipas një deklarate të Kremlinit.

Putin ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe kanë një histori “mjaft të gjatë”, duke shtuar se Bashkimi Sovjetik ishte shteti i parë që njohu mbretërinë e sapokrijuar më 1926.

“Unë jam i bindur se vizita juaj do të shërbejë si një shtysë e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve tona ndërqeveritare”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Mbreti Selman është shprehur se Arabia Saudite po kërkon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe për hir të paqes dhe sigurisë dhe në interes të zhvillimit të ekonomisë globale.

Gjatë udhëtimit të tij katërditor, mbreti i Arabisë Saudite dhe Putin pritet të diskutojnë për tregun global të naftës dhe situatën në Lindjen e Mesme. Po ashtu, pritet të negociohen disa marrëveshje të investimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit