“Palestina është një flamur i cili bën bashkë palë të ndryshme. Kur kanë kaluar 70 vjet nga ‘Nakba’, ne ripërtërijmë premtimin se do të luftojmë për të drejtat e tyre, dhe se nuk do të pajtohemi për një dorëzim”, tha Daghi
STAMBOLL (AA) – Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) porositi se kthimi i palestinezëve në tokën e tyre të pushtuar nuk është një çështje e cila do të mund të vjetrohet, ndërkohë që u bëri thirrje muslimanëve të botës të përkrahin zgjidhjen e këtij problemi, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e shënimit të 70 vjetorit të Nakbas, më saktësisht themelimit të Izraelit, sekretari i Përgjithshëm i IUMS-së, Ali Qara Daghi, theksoi se palestinezët kanë të drejtë të pakontestuar për kthim në shtëpitë e tyre, pavarësisht kohës që ka kaluar nga përndjekja e tyre.
“Palestina është një flamur i cili bën bashkë palë të ndryshme. Kur kanë kaluar 70 vjet nga ‘Nakba’, ne ripërtërijmë premtimin se do të luftojmë për të drejtat e tyre, dhe se nuk do të pajtohemi për një dorëzim tonin”, tha Daghi.
Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë është organizatë e cila tubon dhjetëra mijëra teologë muslimanë, dhe thotë për veten se është lidhja e muslimanëve të cilët i takojnë shkollave të ndryshme juridike.
Në ditën e sotme të vitit 1948, në tokën e pushtuar palestineze është shpallur pavarësia e Izraelit. Kjo shënoi fillimin e përndjekjes së madhe të palestinezëve, që shënohet çdo 15 maj, dhe njihet si “Nakba”, ose “Katastrofa e Madhe”.