9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Ramallah, protestë me autobusat e Nakbas

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Autobusët e periudhës që transportuan të zhvendosurit palestinezë gjatë Nakbas 70 vite më parë, kësaj radhe dolën në rrugët e Ramallahut në Bregun Perëndimor të okupuar për të protestuar kundër Nakbas, ditës kur Izraeli shpalli pavarësinë në tokat e okupuara palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën që u mbajt mbrëmë, një numër i madh i automjeteve dhe autobusëve që dëshmuan për ngjarjet gjatë Nakbas dhe transportuan palestinezët e detyruar të migrojnë, protestuan në rrugët e Ramallahut kundër ngjarjeve të vitit 1948.

Abdusselam Harhara me origjinë nga Jafa, i cili është pjesëtar i një prej familjeve të detyruara të migrojnë në vitin 1948, tha se automjeti GMC që ka sjellë në protestë ka transportuar familjen dhe të afërmit e tij rrafsh 70 vite më parë nga Jafa në Nablus.

Palestinezët shënojnë 15 majin si “Nakba” ose “Katastrofa”, pasi u detyruan të migrojnë pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Izraelit më 14 maj të vitit 1948 në tokat e okupuara palestineze. Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor gjenden nën okupim nga viti 1967.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit