1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

UNICEF: Në protestat në Gaza janë vrarë 5 fëmijë

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Gjatë protestave paqësore që tashmë pesë javë mbahen në rajonin e Gazës kanë humbur jetën pesë fëmijë, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur, tregojnë të dhënat e UNICEF-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i zyrës së UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Geert Cappelaere, konsideron se fëmijët në Gaza meritojnë të ardhme më të mirë.

Rikujtojmë se mungesa e energjisë elektrike, karburantit, barnave dhe punonjësve mjekësorë vështirëson edhe sistemin shëndetësor. Cappelaere nënvizoi se tërë situata vështirëson trajtimin e numrit rritës të banorëve të plagosur në Gaza.

Ai më tej shtoi se, sipas lëndimeve fizike, janë shkaktuar trauma serioze dhe shqetësime tek të miturit në Gaza.

Cappelaere rikujtoi edhe për atë se përfaqësuesi special i UNICEF-it dje vizitoi një 14 vjeçar të cilin e kishin plagosur forcat e sigurisë.

Palestinezët nga fundi i muajit mars mbajnë protesta masive të quajtura “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Së paku 50 palestinezë nga Rripi i Gazës janë vrarë, ndërsa më shumë se 6.000 të tjerë janë plagosur nga 30 marsi kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj demonstrantëve që shënuan “Ditën e Tokës”, që paraqet simbol të pushtimit izraelit.

Pritet që protestat të kulmojnë më 15 maj, kur shënojnë 70-vjetorin e Nakba ose Ditës së Katastrofës, që simbolizon vuajtjet dhe dëbimin e popullit palestinezë nga themelimi i shtetit izraelit në tokën palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit