21.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Prishtinë, shënohet 30 vjetori i themelimit të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në UP

Më të lexuarat

PRISHTINË (AA) – Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke/Turkologjisë pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit “Hasan Prishtina” (UP) në Prishtinë ka hapur panelin “30 vjetori i Turkologjisë në Kosovë” ti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë panel, shefi i departmentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke, Irfan Morina, i cili foli për mbështetjen e gazetarëve në kohën e themelimit të këtij departmenti, të cilët në kolumnet dhe emisionet e tyre kanë shprehur nevojën për themelimin e Turkologjisë në Kosovë, tha se komuniteti turk në vend që nga ajo kohë identifikohet me Turkologjinë.

Morina falënderoi UP-në dhe institucionet tjera kosovare dhe ato nga Turqia për kontributin e tyre në zhvillimin e Turkologjisë dhe Turkologëve kosovarë. Ai poashtu u shpreh se të gjitha ata që punojnë në këtë drejtim kanë patur dhe duhet të kenë kontribut edhe në të ardhmen në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës turke e osmane 500 vjeçare në Ballkan.

“Shteti osman, që ka qenë këtu për 500 vjet, me ushtrinë dhe kulturën e saj ka lënë gjurmë materiale dhe shpirtërore. Duhet t’i dimë dhe t’i hulumtojmë këto. Nëse popujt e rajonit nuk e njohin mirë historinë dhe trashëgiminë e Shtetit Osman nuk mund as të shkruajn për historinë e vetë”, tha Morina.

Ndërkaq, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, e cila poashtu ishte pjesë e forumit, foli lidhur me monografinë e përgatitur nga profesori i Departamentit të Turkologjisë, Isa Sulçevsi, të titulluar “30 vjetori i Turkologjisë në Kosovë”. Ajo në emër të këtij profesori shprehu mirënjohje për të gjithë akademikët të cilët kanë punuar që të zhvillohet dhe të mbijetojë gjuha, kultura dhe prezenca turke në Kosovë.

“Ky vit në të cilin Kosova po feston 10 vjetorin e pavarësisë së saj, edhe Departamenti i Turkologjisë po feston 30 vjetorin e themelimit. Ky departament i cili mban në vete krenarinë për sukseset e tij gjatë këtyre 30 viteve mban edhe përgjegjësinë e ngjarjeve historike me të cilat është përballur gjatë 30 viteve”, tha Kılıç.

Kryetari i Departamentit të TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Lindore, Mahmut Çevik, u shpreh se TIKA në kuadër të programeve dhe projekteve të ndryshme është në përpjekje të vazhdueshme që të ndihmojë në zhvillimin e shteteve të Ballkanit, vend që sipas tij konsiderohet si djepi i kultures dhe civilizimit turk.

Ai theksoi rëndësinë e ndihmave të TIKA-s për zhvillimin e gjuhës turke në rreth 100 departamentet e univeristeteve të ndryshme të botës si në Manchester, Zagreb, Beograd, Shkup apo Prishtinë.

Duke shtuar se njerëzit e vendeve të Rumelisë kanë mbrojtur vlerat dhe historinë osmane dhe turke, Çevik tha se, “Ju jeni bashkëudhëtarë të Mehmet Akif Ersoy, i cili vjen nga Peja, Sami Frashërit nga fshati Frashër i Gjirokastrës dhe Yahya Kemal Beyatli nga Shkupi”.

“Ne jemi krenar që gjuha turke sot përdoret në më shumë se 100 shtete të botës dhe flitet nga 300 milionë njerëz. Kontributi i kamotshëm i Turkologëve/ Specialistëve të Turkologjisë, veçanërisht në rajonin e Ballkanit për gjuhën turke ka mundësuar që edhe ne t’i mbështesim ata”, tha Çevik.

Përveç monografisë të titulluar “30 vjetori i Turkologjisë në Kosovë”, që u prezantua në kuadër të 30 vjetorit të themelimit, gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një tryezë shkencore dyditore me temën “30 vjetori i Turkologjisë në Kosovë” me praninë e shumë akademikëve të shquar të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Turqi, Kosovë dhe rajon.

Hapja e panelit u ndoq nga figura të ndryshme politike, shumë akademikë, profesorë, studentë, përfaqësues të Intitutit Yunus Emre në Kosovë, të fondacionit turk të “Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Kosovë”, si dhe të institucioneve të ndryshme kosovare turke në Kosovë. Ndër të pranishmit ishte dhe ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yağcılar, prorektorja e Universitetit të Prishtinës (UP), Myrvete Badivuku, shefi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke, Irfan Morina, koordinatori i TIKA- në Kosovë, Hasan Burak Ceran, si dhe komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, koloneli Cem Sinan Barım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit