1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

UNHCR: Në Bangladesh kanë ikur rreth 290.000 muslimanë Rohingya

Më të lexuarat

Zëdhënësja e UNHCR-së, Vivian Tan, deklaroi se numri i të larguarve në Bangladeshin fqinj vazhdimisht rritet

COX’S BAZAR (AA) – Sipas të dhënave më të reja të UNHCR-së, territorin e Mianmarit nga 25 gushti deri më sot e kanë braktisur rreth 290.000 muslimanë Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e UNHCR-së, Vivian Tan, deklaroi se numri i të larguarve në Bangladeshin fqinj vazhdimisht rritet.

Bëhet e ditur se kampet e përkohshme për vendosjen e tyre “janë më se të stërmbushura”, ndërsa refugjatët e sapoarritur në mënyrë spontane formojnë vendbanime afër rrugëve ose në një parcelë tokë të qasshme.

Ajo paralajmëroi se ekziston nevojë urgjente për ndërtimin e kampeve të reja të përkohshme për vendosjen e refugjatëve. Gjithashtu paralajmëroi se vendbanimet që i formojnë refugjatët nuk mjaftojnë që njerëzit të qëndrojnë një kohë të gjatë.

Kombet e Bashkuara kërkojnë nga autoritetet e Bangladeshit që të sigurojnë më shumë parcela në të cilat do të mund të formohen kampe për ndihmë të refugjatëve të Arakanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit