-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Unë jam më i mirë se të tjerët !

Më të lexuarat

Dijetari pyet nxënësin e tij si është gjendja jote me Allahun?

Nxënësi i emocionuar përgjigjet: falënderoj Allahun jam më mirë se të tjerët!.

Dijetari i çuditur pyeti: më mirë se të tjerët, kush janë këta të tjerët Ebu Bekri dhe Umeri?

Nxënësi : dihet se nuk kisha qëllim ata o hoxhë,

Dijetari: ndoshta kishe për qëllim Abdullah ibën Abasin apo Abdullah ibën Mes’udin?

Nxënësi: jo jo as ata, nuk kisha qëllim dikë nga sahabet.

Dijetari: tani e kuptova ti kishe qellim Saiid ibën Musejibin dhe Se’ad ibën Xhubejrin.

Nxënësi dridhi kokën dhe tha: Allahu të mëshiroftë o hoxhë, nuk kisha për qëllim ata, ku janë ata dhe ku jam unë!

Dijetari: më thuaj për Allahun kënd kishe për qëllim; aktorët, valltaret, kriminelët, humorgjit, jo besimtarët apo? O djalë nëse do të dish për gjendjen tënde shëmbëlltyrë për ty duhet të jenë sahabët, tabiinët, peshoj veprat tua me veprat e tyre që të jesh pastaj sa më afër Allahut, mos e shiko gjendjen tënde me njerëzit e shkujdesur dhe të prishur të kohës tënde që të largohesh sa më shumë nga Allahu…

Unejs Murati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit