3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ukrainës i është premtuar dhe do ta ketë së shpejti – por çfarë është sistemi i mbrojtjes raketore Patriot?

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se do të sigurojnë 1.85 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën – duke përfshirë transferimin e parë të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Paketa përfshin 1 miliard dollarë armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, duke përfshirë sistemin Patriot për herë të parë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Siç edhe dihet, Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve të saj perëndimorë mbrojtje ajrore, duke përfshirë sistemet Patriot të prodhuara nga SHBA, për ta mbrojtur atë nga bombardimet e rënda të raketave ruse, duke përfshirë kundër infrastrukturës së saj energjetike.

Dhe derisa raportohej se Biden do të përfshijnë sistemin e shumëkërkuar të mbrojtjes raketore Patriot, mediat e huaja kanë raportuar se Zelensky dëshiron edhe “përforcime të tjera”.

Në këtë drejtim, ishte proklamuar se ai do të kërkojë Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë me rreze të gjatë (ATACMS), si dhe dronët “Grey Eagle” dhe “Reaper”.

Megjithatë, ishte vlerësuar se SHBA-ja mund të hezitojë t’i dërgojë disa nga këto armë në mes të shqetësimeve se teknologjia mund të përfundojë në duart ruse nëse rrëzohet.

Ndryshe, lajmi për ofrimin e sistemit Patriot vjen në ditën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky viziton Shtëpinë e Bardhë në Washington ku ka pasur një takim me presidentin amerikan, Joe Biden.

Aty, presidenti Biden ka siguruar se amerikanët, së bashku me aleatët evropianë, do të qëndrojnë pranë Ukrainës.

Në anën tjetër, Zelensky falënderoi presidentin Biden dhe Kongresin Amerikan për mbështetjen e tyre dhe shprehu mirënjohje edhe për popullin amerikan.

Por çfarë është sistemi Patriot?

Sistemi konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore të SHBA-së, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

Patriot është një sistem i lëvizshëm i cili zakonisht përfshin radar të fuqishëm, një stacion kontrolli, një gjenerator energjie, stacione lëshimi dhe mjete të tjera mbështetëse.

Në vitin 2015, NATO tha se radari i Patriot ka një rreze veprimi prej mbi 150 kilometra.

Një bateri e vetme Patriot e sapo prodhuar kushton mbi 1 miliard dollarë, me 400 milionë dollarë për sistemin dhe 690 milionë dollarë për raketat, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ndërsa sistemi Patriot mund të rrëzojë edhe dronët “kamikaze” që Rusia ka përdorur shpesh për të goditur infrastrukturën kritike, ekspertët ushtarakë paralajmërojnë se do të ishte një mënyrë jashtëzakonisht e shtrenjtë për të shkatërruar dronët që kushtojnë vetëm mijëra dollarë.

Megjithatë, do të duhen “disa muaj” që forcat ukrainase të trajnohen siç duhet për të operuar sistemin e baterive Patriot.

Kështu, siç raporton CNN, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të mërkurën pasi presidenti Joe Biden njoftoi për dërgimin e këtij sistemi në Ukrainë.

“Patriot kërkon trajnim dhe ne presim që do të duhen disa muaj për të siguruar që forcat ukrainase të kenë trajnimin që u nevojitet për ta përdorur atë me sukses”, ka thënë zyrtari.

Sidoqoftë, sistemi Patriot dhe municionet që SHBA po i dërgon Ukrainës – si pjesë e Paketës së fundit – “do t’i ofrojë Ukrainës një aftësi kritike me rreze të gjatë” për t’u mbrojtur kundër “raketave dhe aeroplanëve (rusë)”, ka shtuar ky zyrtar.

“Për mbrojtjen ajrore, nuk ka plumb argjendi…”, ka shtuar zyrtari. “Patriot do të plotësojë një sërë aftësish me rreze të mesme dhe të shkurtër që ne kemi ofruar dhe që aleatët kanë ofruar në paketat e mëparshme të donacioneve”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit