3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ukrainë: Shtatë xhamitë më të rëndësishme në vend

Më të lexuarat


Derisa muslimanët përbëjnë një pjesë të vogël të popullsisë në vend, Islami në Ukrainë ka një histori që daton të paktën deri në shekullin e 14-të.

Mund të mos jetë e njohur në historinë e pasur të Ukrainës, por në një kohë ekzistonin afro 1500 xhami në ish-vendin sovjetik.

Ky numër ka rënë, por ka ende disa xhami të jashtëzakonshme, të vjetra dhe të reja, që i kanë rezistuar një shekulli lufte, trazirash dhe persekutimi fetar.

Islami në Ukrainë u prezantua zyrtarisht kur sundimtarët e saj mongolë, të njohur si Hordhia e Artë, u konvertuan në Islam në fillim të shekullit 14-të.

Përçarja e Hordhisë në fund të shekullit të 15-të shkaktoi krijimin e Khanatit të Krimesë, shtet i sunduar nga pasardhësit tatarë të Mongolëve.

Në fillim Khanati i pavarur, fillimisht ra nën ndikimin e Perandorisë Osmane përpara se të aneksohej nga Perandoria Ruse.

Pas përfshirjes së tyre në përbërjen e Perandorisë Ruse, komunitetet myslimane në Krime filluan të shpërngulen në pjesë të tjera të Ukrainës, kryesisht në qytetet jugore dhe lindore, si Donetsk dhe Luhansk, por edhe në Kharkiv – sot në qendër të luftës së nisur nga Rusia – ku Tatarët u vendosën që në vitet 1840.

Odessa gjithashtu kishte një rëndësi të veçantë, për shkak të rolit të saj si një pikënisje për pelegrinazhin e Haxhit në Arabia Saudite.

Megjithatë, pas aneksimit nga Perandoria Ruse në vitin 1783, një politikë rusifikimi çoi në një fushatë të gjerë për të zvogëluar ndikimin e Islamit në rajon.

Disa xhami u shndërruan në kisha, si Xhamia e Myftiut Jami të shekullit të 17-të në qytetin e Detit të Zi, Theodosia. Nën sundimin rus, ajo funksionoi si një kishë katolike armene për një kohë, por në vitin 1998 u kthye në qëllimin e saj fillestar.

Historiania e artit Nicole Nur Kanchal thotë se dikur kishte 1,474 xhami në rajon , krahasuar me vetëm 160 sot.

Myslimanët, së bashku me grupet tjera fetare, duke përfshirë të krishterët, u përballën me persekutim të mëtejshëm nga bolshevikët pas Revolucionit të Tetorit në 1917.

Gjatë sundimit të liderit sovjetik Joseph Stalin, xhamitë u mbyllën dhe tatarët e Krimesë të Ukrainës u dëbuan në Azinë Qendrore.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe krijimit të një Ukraine të pavarur, myslimanët e vendit filluan të shijojnë një ringjallje me rihapjen e xhamive dhe ata që ishin internuar u lejuan të ktheheshin në shtëpi.

Edhe pse numri i myslimanëve në vend mbetet i vogël, deri në një përqind të popullsisë sipas llogarive zyrtare, feja ka ende një prani të dukshme me xhami të përhapura në Ukrainë.

Disa nga xhamitë më të rëndësishme në vend:

Xhamia Ozbek Han, Staryi Krym

E ndërtuar në vitin 1314, gjatë sundimit të udhëheqësit mongol Uzbeg Han, xhamia Ozbek Han është ndoshta xhamia më e vjetër në Evropën Lindore.

Ndërtimi i xhamisë përkoi me konvertimin masiv të mongolëve në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme në Islam.

Pse ata zgjodhën fenë është një çështje debati midis historianëve, por arsyet variojnë nga ato shpirtërore deri tek ato të përshtatshme politikisht. Në shumë raste, aleatët turq të sundimtarëve mongolë ishin tashmë myslimanë.



Xhamia e thjeshtë me tulla gri mendohet të jetë xhamia më e vjetër në Evropën Lindore (Wikimedia)

Xhamia Ozbek Han shquhet për medresenë (shkollën fetare) të ngjitur me murin jugor të xhamisë, e cila u ndërtua 18 vjet pas strukturës origjinale.

Ndërtesa e thjeshtë me tulla gri mund të ngatërrohet me një hambar fshati, nëse në hyrje të xhamisë nuk do të ishte struktura muqarane e gdhendur në gurë.

Pasi u rrënua gjatë sundimit sovjetik, puna e restaurimit filloi në vitin 2017 me tjegulla të reja në çatinë e saj, një foltore të restauruar dhe mbishkrime të reja arabe.

Xhamia Xhuma Jami, Yevpatoriya

Një shembull i hershëm i arkitekturës së ndikuar nga osmanët, xhamia Juma Jami në mesin e shekullit të 15-të u autorizua nga udhëheqësi i Krimesë dhe aleati osman Devlet Giray I.

Pas një sërë pengesash ushtarake kundër forcave ruse gjatë sundimit të tij, Giray është mirënjohur për fushatën e tij kundër Moskës, të cilën ai thuhet se e ka shkatërruar kryesisht duke i vënë zjarrin qytetit.

Për të ndërtuar Juma Jami, Giray punësoi arkitektin e famshëm osman Mimar Sinanin, i cili ndërtoi Xhaminë Suleymaniye në Stamboll, si dhe urën e Mostarit në Bosnje.

Struktura me shumë kube, e cila ishte e vetmja e llojit të saj në Krime, u përfundua në 1564.



Xhamia Juma Jami në Yevpatoriya është projektuar nga arkitekti i famshëm osman Mimar Sinani (Wikimedia)

Gjashtëmbëdhjetë dritare në bazën e kupolës kryesore lejojnë që drita të vërshojë në sallën e lutjeve dhe drita gjithashtu filtron përmes dy niveleve të dritareve përgjatë mureve.

Ndërtesa është restauruar në mënyrë të përsëritur, duke përfshirë restaurimin e saj të fundit të madh gjatë sundimit sovjetik në vitet 1970.

Sundimtarët komunistë të Ukrainës e kishin kthyer xhaminë në një muze dhe ajo iu kthye funksionit të saj fetar vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1990.

Xhamia e Sulltan Sulejmanit, Mariupol

E ndërtuar për nder të Sulltan Sulejmanit osman dhe gruas së tij ukrainase Roxelana, e njohur gjithashtu si Hurem Sulltan, Sulltan Sulejmani kombinon stilet arkitekturore osmane me ato lokale tatare.

Një nga xhamitë më të zbukuruara në Ukrainë, ndërtesa ndodhet buzë detit Azov në qytetin e Mariupol.

Gjatë pushtimit të fundit rus të Ukrainës, xhamia ishte objekt i raporteve të pasakta, kinse është dëmtuar nga bombardimet ruse.

Zyrtarët e xhamisë më vonë konfirmuan se bombat kishin rënë 700 metra larg nga kompleksi aktual dhe jo në vetë xhaminë.



Xhamia e famshme osmane e Mariupolit ka qenë prej kohësh një atraksion turistik në qytetin port (Wikimedia)

Thuhet se janë frymëzuar nga dizajni i xhamisë Suleymaniye të Stambollit, turistët dhe adhuruesit mund të vlerësojnë gjithashtu karakteristikat e shumta ujore të ndërtesës.

E financuar nga biznesmeni turk Salih Cihan, xhamia hapi dyert për besimtarët në vitin 2007 dhe imami i saj emërohet nga Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë.

Xhamia Ar Rahma, Kiev

Xhamia e parë e ndërtuar me qëllim në kryeqytetin e Ukrainës u hap në vitin 2001, ndërsa kompleksi i zgjeruar, përfshirë këtu edhe shkollën, u hap në vitin 2011.

E projektuar për të ofruar hapësirë për lutje deri në 3,000 besimtarë, xhamia shtrihet në 3,200 metra katrorë në tre salla, me minare 27 metra të gjata.



Xhamia Ar Rahma në lagjen Tartarka të Kievit është xhamia e parë e qytetit e ndërtuar me qëllim (Wikimedia)

Vendi i kultit është ndërtuar në shpatet e malit Schekavitsa, në lagjen Tartarka ku komuniteti tartar i Nizhny Novgorod ka jetuar që nga viti 1840.

Ky komunitet i hershëm lutej në shtëpinë e imamit vendas, por në vitin 1913, guvernatori lokal Mikhail Sukovkin thuhet se ka vënë gurin e themelit për xhaminë e parë të ndërtuar me qëllim në Kiev në rrugën Gogolivska.

Megjithatë, dekada lufte, revolucioni dhe burokraci e vonuan përfundimin e saj dhe ndërtimi aktual filloi në vitin 1994, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Xhamia e Katedrales së Kharkiv, Kharkiv

E ndërtuar në vitin 2006, Xhamia e Katedrales në Kharkiv ndodhet në vendin e xhamisë së mëparshme të ndërtuar në vitin 1906, e cila u shkatërrua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1936.

Popullsia myslimane e qytetit përbëhet nga pasardhës të ushtarëve tatarë dhe bashkir, të cilët u vendosën në zonë gjatë Luftës Ruso-Turke të 1877 dhe zgjodhën të qëndronin atje.



Xhamia e Kharkivit u shkatërrua në vitin 1936 me pretendimin se bllokoi rrjedhën e lumit Lopan (Wikimedia)

Gjatë sundimit të Stalinit, zyrtarët komunistë pohuan se xhamia pengonte rrjedhën e lumit Lopan dhe për këtë arsye duhej të hiqej. Në vend të kësaj u ndërtuan banesa banimi në zonë.

Në vitin 1999, filloi puna për rindërtimin e xhamisë në të njëjtin vend dhe duke përdorur të njëjtin dizajn arkitekturor, si një homazh për origjinalin.

Xhamia Al-Salam dhe Qendra Kulturore Arabe, Odessa

Qyteti i Odessa thuhet se është ndërtuar në vendin e një vendbanimi tatar mesjetar Hadzhibey, i quajtur pas themeluesit të tij Hac? I Giray, i cili ishte Khan i Krimesë në shekullin e 15-të.

Midis shekullit të 16-të dhe të 18-të, qyteti u bë një kështjellë osmane me një komunitet të avancuar mysliman.

Në shekullin e 19-të, arkitekti kryesor azerbajxhanas Karbalayi Safikhan Karabakhi ndërtoi një xhami në qendër të qytetit dhe toka pranë saj u shndërrua në një varrezë myslimane.



Xhamia Al-Salam ka një dizajn maur, e cila dallohet nga xhamitë osmane në rajon (Wikimedia)

Xhamia origjinale u shkatërrua gjatë epokës sovjetike dhe vetëm në vitin 1992 tatarët e Krimesë të kthyer nga mërgimi themeluan Shoqërinë Myslimane të Odessa, një pararendëse e qendrës dhe xhamisë aktuale.

Një xhami e re, e projektuar me arkitekturë maure, harqe guri dhe kaligrafi të ndërlikuar, u hap në vitin 2001 dhe u financua nga një biznesmen sirian i quajtur Kivan Adnan.

Përveç ofrimit të hapësirës për lutje, në qendër ofrohen edhe kurse të gjuhës arabe.

Buyuk Juma Jami, Simferopol

Edhe pse punët në Xhaminë Buyuk Juma Jami kanë filluar në vitin 2015 pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia, planet kanë filluar që nga viti 1996.

Pas disa vitesh vonesa burokratike, në vitin 2008 komuniteti lokal tartar ngriti një qytet tendash në vendin e xhamisë dhe filloi të transportonte gurë gëlqerorë pjesë-pjesë deri në atë vend.

Kjo lëvizje ishte protestë nga komuniteti kundër vonesave të ndërtimit, por gurët shërbyen gjithashtu si përkujtimore për paraardhësit e komunitetit, me disa që shkruanin emrat e të afërmve të tyre të vdekur dhe të dëbuar në secilin bllok.



Buyuk Juma Jami mbetet në ndërtim e sipër (Wikimedia)

Duke mare parasysh se Turqia siguron pjesën më të madhe të kostos së ndërtimit prej 10 milionë dollarësh, xhamia e madhe do të jetë institucioni më i madh mysliman në Gadishullin e Krimesë kur të hapet përfundimisht.

Duke mbuluar 1,400 metra katrorë, Buyuk Juma Jami thuhet se ka hapësirë të mjaftueshme për 4,000 besimtarë.

Një kube e madhe 28 metra e lartë do të rrethohet nga katër minare 50 metra të larta dhe oborri i brendshëm është projektuar në stilin osman duke shfaqur një zonë tradicionale të abdesit me 24 shtylla rreth skajit të jashtëm.

Tulipanët e verdhë të pikturuar me dorë dekorojnë brendësinë, për nderë të poezisë së poetit tatar të Krimesë, Noman Chelebidzhikhan, Tulipiani i Verdhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit