6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ukraina, thirrja: Kosova, sa më shpejt në BE!

Më të lexuarat

Presidenti kroat i kërkoi BE-së, Zoran Milanoviç që urgjent të hedh sytë nga Kosova e Bosnja, për t’u dhënë këtyre vendeve statusin kandidat për anëtarësim në Union. Sipas tij, këtë e dikton Ukraina.

“Lufta po ndodh në Evropë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndaluar dhe për të shmangur përhapjen e saj”, tha ai, pasi iu ofrua t’i bashkohej nismës së presidentëve të disa shteteve anëtare të BE-së që kërkonin statusin e kandidatit për Ukrainën.

“Ukraina është e ekspozuar ndaj agresionit të Federatës Ruse dhe ne të gjithë duhet t’i ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme”, tha ai.

Andaj, Milanoviç u sugjeroi nismëtarëve të letrës së hapur që të kërkojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE si për Kosovën e Bosnjen dhe që BE-ja të fillojë menjëherë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjithashtu, negociatat me Malin e Zi duhet të përshpejtohen sipas tij.

“Sa i përket Serbisë, në këtë moment të rëndësishëm për paqen evropiane, ajo duhet të vendosë nëse dëshiron anëtarësimin real në BE dhe për këtë arsye të ndjekë politikën e saj. BE-ja duhet t’i bëjë të ditur se ky është momenti i vendimit”, tha presidenti kroat.

Kujtojmë se një ditë më parë, ishte presidenti turk Erdogan që kërkoi futjen sa me shpejt të Kosovës në NATO. /tesheshi.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit