Vendimi pason atë të tre shteteve, mes tyre SHBA
Kosova vendosi të ndjekë pas tre shtete në precedentin e bojkotimit të Lojrave Olimpike të Pekinit, nën arsyetimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend, rasti i pakicës muslimane ujgure. Kjo është bërë e ditur nga këshilltari për median në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina.
Ky i fundit tha se vendimi i Vjosa Osmanit vjen pas bojkotimit nga ana e shteteve tjera demokratike, si SHBA, Australi dhe Britani e Madhe.
“Presidentja Osmani mbështet vendimin e SHBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”.
Por siç sqaroi ai, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por që Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitete zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin. /tesheshi.com/