1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

U përurua “Xhamia e Haxhilerëve” në Klinë të Poshtme të Skenderajt

Më të lexuarat

Prishtinë, më 15 shtator 2022

Në fshatin Klinë e Poshtme të komunës së Skenderajt është bërë sot hapja solemne e “Xhamisë së Haxhilerëve” ku morën pjesë një numër i madh i të pranishmëve.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u shpreh tejet i lumtur për ndërtimin e kësaj xhamie.Ai duke uruar banorët e këtij fshati, tha se duhet punuar bashkërisht për një të ardhme më të mirë për vendin.

Myftiu Tërnava përmendi gjithashtu sakrificën e gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit e që falë kësaj lirie populli i Kosovës po gëzon të drejtat e veta.

Ndërtimin e kësaj xhamie e përshendeti edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, i cili uroi që ky objekt të rrëzatojë unitet të përbashkët.

Ndërtimin e kësaj xhamie e uruan edhe kryetar i KBI-së së Skenderajt, kryetari i fshatit, si dhe donatorët.

Ideja për ndërtimin e kësaj xhamie kishte nisur qysh në vitin 1984, por që ishte pezulluar dhe u ndalua nga ish-regjimi serb, për të filluar sërish ndërtimin e saj në vitin 2019 me iniciativë të bashkëfshatëreve e veçanërisht të vëllëzërve Muhamed dhe Arif Ibishi. Falë këtyre, banorët e këtij fshati po e gëzojnë ndërtimin e tërësishëm të saj.

The post U përurua “Xhamia e Haxhilerëve” në Klinë të Poshtme të Skenderajt appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit