Një 58-vjeçar shqiptar është dënuar në Gjermani me 5 vite e gjysmë burg, pasi në tetor të vitit 2016 u kap teksa transportonte 230 kg marijuanë.
Droga ishte e fshehur në arka plastike, ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte për destinacion Hollandën.
Efektivë të policisë lokale thanë se, ky është zbulimi më i madh i një sasie droge në Bavari në vitet e fundit.
Mediat vendase raportojnë se 58-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte dhënë deklarata kontradiktore gjatë hetimit, ndërsa edhe dokumentet e transportit ishin të falsifikuara.
Akuza gjermane pretendon se shqiptari po përpiqet të mbulojë diçka, ndërsa e akuzon atë si përgjegjës për katër dërgesa të tjera droge.