-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

U bëhet thirrje restoranteve për ushqim të shpejtë që t’i heqin lëngjet e gazuara nga menyja e fëmijëve

Më të lexuarat

Organizatat shëndetësore dhe ekspertët amerikanë të ushqyerjes thonë se janë duke u bërë thirrje të gjitha restoranteve të ushqimit të shpejtë që t’i largojnë pijet me sheqer nga menytë e tyre për fëmijët, transmeton koha.net.

Margo G. Wootan, drejtoreshë e politikave të ushqyerjes në Qendrën për Shkencë në Interes Publik, tha se McDonald’s është pajtuar t’i largojë pijet e gazuara dhe pijet me sheqer nga menytë Happy Meal vitin e kaluar, ndërkohë që 100 organizata shëndetësore amerikane së bashku me ekspertë të ushqyerjes thanë në një letër për Wendy’s, Burger King dhe 21 të tjera restorantesh që edhe ata duhet t’i heqin këta artikuj nga menytë e tyre për fëmijët.

Subway, Chipotle, Arby’s dhe Panera tashmë nuk i përfshijnë pijet me sheqer në ushqimet e fëmijëve.
“Me 1 në 3 fëmijë me mbipeshë ose obesë në Shtetet e Bashkuara, nuk ka më kuptim të përfshihen pije me sheqer në ushqimin e restoranteve për fëmijët e vegjël,” thuhet në letër.
Grupet cituan hulumtimin e publikuar në “The Lancet”, i cili konstatoi se pirja e vetëm një pije me sheqer çdo ditë rrit shanset e fëmijës për t’u bërë i trashë me 60 për qind, tha Wootan.

Përveç CSPI, letrat e drejtuara restoranteve janë nënshkruar nga Academy of Nutrition and Dietetics, American Cancer Society, American Diabetes Association, The California Endowment, Consumer Federation of America, MomsRising.org dhe National Coucil of La Raza.

“Prindërit po përballen me një betejë të madhe dhe të vështirë kur i mësojnë fëmijët e tyre në lidhje me të ushqyerit si dhe kur i ushqejnë ata me një dietë të shëndetshme,” tha Kristin Rowe-Finkbeiner, drejtoreshë dhe zyrtare kryesore në MomsRising.org.
“Restorantet e tilla që i kanë pijet me sheqer si pije të parazgjedhura në menytë e tyre i përkeqësojnë gjërat edhe më shumë. Është koha që Wendy’s, Burger King, Chick-fil-A, dhe Applebee’s ta ndjekin shembullin e McDonald’s.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit