-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Turqia reagon ndaj furnizimit të YPG-së me armë nga ShBA-ja

Më të lexuarat

Nga qeveria turke ka ardhur reagimi i parë lidhur me ndihmën me armatim të rëndë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do ti bëjnë YPG-së, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Duke folur për një televizion privat, zëvendëskryeministri Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) tha se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Fakti që ShBA-ja furnizon me armë përmes YPG-së një grup që e konsideron edhe vet si organizatë terroriste (PKK-në) nuk e ndryshon të vërtetën dhe kjo nuk mund të pranohet. Ne nuk mund ta pranojmë praninë e organizatave terroriste atje (në veri të Sirisë) në mënyrë që këto të kërcënojnë të ardhmen e shtetit turk”,- tha Xhanikli.

Ne shpresojmë që administrata amerikane do ti thotë ‘ndal’ një gabimi të tillë dhe do të heqë dorë nga kjo, shtoi ai.

“Një politikë e tillë nuk do të sjellë përfitime për askënd, nuk mund të hyhet në një thes me organizatat terroriste. Ne po ndërmarrim të gjitha nismat e nevojshme diplomatike, dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Ajo që presim nga administrata e re amerikane është që ta ndalojë këtë gabim dhe të bëjë atë që kërkon miqësia jonë. Retorika “operacioni tokësor kundër DAESH-it do të jetë i suksesshëm vetëm me YPG-në’ nuk ka lidhje me realitetin, uroj që të kthehen nga ky gabim”, ka thënë zv/kryeministri turk, Nuretin Xhanikli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit