3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Turqia pas puçit planifikon të punësojë 20.000 profesorë të rinj

Më të lexuarat

Autoritetet turke kumtuan se planifikojnë të punësojnë 20.000 mësimdhënës të cilët duhet t’i zëvendësojnë të pushuarit nga spastrimi, që është ndërmarrë pas përpjekjes së pasuksesshme për puç në këtë vend.

Ministri turk i Arsimit, Ismet Jëllmaz, mbrëmë deklaroi se mësimdhënësit e rinj do t’i zëvendësojnë ato të cilët kanë punuar në institucionet shtetërore si dhe në ato private, ndërsa të cilët janë pushuar për shkak të gjoja lidhshmërisë me Fetulla Gylenin, liderin fetar mysliman të cilin zyrtarisht Ankaraja e akuzon  për organizator të përpjekjes për puç më 15 korrik, transmetuan mediat amerikane.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se për shkak të gjoja lidhshmërisë me Gjylenin janë mbyllur 15 universitete, 934 shkolla dhe 109 shtëpi studentore dhe të nxënësve.

Turqia shpalli gjendje të jashtëzakonshme tre muajshe që sërish ta vendosë  sigurinë në vend pas përpjekjes për puç, që ishte zbatuar nga forcat ushtarake lojale dhe qytetarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit