22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Tiranë, pacienti i dializës vetëdigjet me benzinë (FOTO)

Më të lexuarat

Një pacient humbi jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e zjarrit në Repartin e Hemodializës në një spital privat pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Reparti është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik mes pacientëve të shumtë, që u evakuuan menjëherë nga forcat zjarrfikëse.

Burimet paraprake të policisë thonë se ka qenë vetë pacienti që ka shkaktuar tragjedinë, i cili është ishte një burrë i moshës 41-vjeçare.

Mësohet se ndërsa ishte duke kryer procesin e dializës, ai i ka venë flakën vetes me benzinë dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithe pavionin, duke plagosur edhe një tjetër pacient.

Pacienti duhet të ketë përgatitur gjithçka më parë, pasi kishte marrë me vete edhe benzinën që përdori për vetëvrasjen.

Situata nuk është sqaruar ende plotësisht dhe në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen edhe oficerët e policisë gjyqësore. / Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit