13.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Turqia mundësi punësimi për 73 mijë të huaj vitin e kaluar

Më të lexuarat

Sipas informacioneve të marra nga Ministria turke e Punës dhe Sigurisë Sociale, gjatë vitit 2016 në Turqi kanë aplikuar për leje pune 86.467 persona, ndërkohë 73.584 prej tyre kanë fituar të drejtën e vizës së punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra njerëz nga katër anët e botës aplikuan për vizë pune në Turqi gjatë vitit të shkuar, ndërkohë nëse do të bëjmë një vlerësim përkatësisë së tyre kombëtare, sirianët mbajnë vendin e parë me 13.298 aplikime.

Ministria ka vlerësuar me kujdes aplikimet, ndërsa ka refuzuar 2.483 aplikime pune. Ndërkohë nga 73.584 leje të pranuara 37.965 janë për meshkuj tdhe 35.619 janë për femrat. Sipas informacioneve të ministrisë 9.432 aplikime janë rikthyer për mungesë dokumentacioni, ndërsa 968 dosje presin për shqyrtim./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit