15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Irani kundër pjesëmarrjes së SHBA-ve në takimin për Sirinë

Më të lexuarat

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif të martën deklaroi se është kundër idesë që SHBA-të të marrin pjesë në takimin për krizën siriane në Astana, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Iranit për pjesëmarrjen e mundshme të SHBA-ve në takimin e radhës në kryeqytetin e Kazakistanit, Zarif theksoi se Teherani nuk ka dërguar ftesë SHBA-ve. “Ne nuk kemi ftuar SHBA-të dhe kundërshtojmë pjesëmarrjen e saj”, tha Zarif.

Takimi i planifikuar i zyrtarëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astanë, Kazakistan, do të mbahet më 23 janar. Kujtojmë se, në vazhdim janë përgatitjet e Turqisë dhe Rusisë për negociatat rreth paqes në Siri, qëllimi i së cilave është arritja e marrëveshjes mes palëve në konflikt, opozitës dhe regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit