-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Turqia mbyll ngushticat për anijet luftarake

Më të lexuarat

Turqia ka paralajmëruar të gjitha vendet për papranueshmërinë e kalimit të anijeve luftarake përmes Bosforit dhe Dardaneleve, tha ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu të hënën në mbrëmje.

“Turqia ka paralajmëruar të gjitha vendet bregdetare dhe jobregdetare [në Detin e Zi] për papranueshmërinë e kalimit të anijeve luftarake nëpër ngushticat e saj”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një deklaratë që bëri në Ankara, ku ai rikonfirmoi se Konventa e Montrësë për Ngushticat (turke) e firmosur në vitin 1936 qëndron në fuqi.

“Turqia ka kompetencën të mos lejojë kalimin nga ngushticat e saj të anijeve të vendeve të përfshira në luftë nëse ajo (Turqia) nuk është palë e luftës. Nëse anija luftarake kthehet në bazën e saj në Detin e Zi, atëherë nuk pengohet kalimi i saj. Ne zbatojmë dispozitat e Montrësë”,- vuri në dukje kryediplomati turk.

Në kuadër të kësaj,- shtoi ai,- ne kemi paralajmëruar të gjitha vendet bregore dhe jobregore të Detit të Zi që të mos i kalojnë anijet e tyre të luftës nga Ngushticat e Stambollit dhe Çanakalasë (Dardaneleve).

“Deri tani nga të dyja vendet (Rusi dhe Ukrainë) nuk na ka ardhur ndonjë kërkesë për kalimin e anijeve”,- u shpreh Çavushollu.

Në një deklaratë të mëhershme ministri Çavushollu kishte thënë se prania ushtarake ruse në Ukrainë, e filluar më 24 shkurt, “ishte shndërruar nga një operacion në luftë”.

Ndërkaq Çavushollu ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Anthony Blinken, me të cilin nga diskutuar situatën në Ukrainë.

/trtshqip/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit